75 Mall Live Search
13:52 / E Martë, 17 Mars 2026 / OSH

Biznesmeni Faton Dalladaku denoncon gjyqësorin në Kosovë, për zvarritjen e lëndëve me afat 15-vjeçar

Biznesmeni kosovar, Faton Dalladaku, e ka denoncuar gjyqësorin në Kosovë pasi që sipas tij është bërë një paralizë e qëllimshme juridike që zgjat që nga viti 2011.

Investitori i njohur ka dorëzuar kërkesa zyrtare për auditim dhe inspektim emergjent në Gjykatën Themelore të Prishtinës dhe në Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGJK).

Dalladaku ka kërkuar llogaridhënie për:

Zvarritjen e mbi 6 lëndëve penale dhe civile që lidhen me projekte madhore në shëndetësi (Qendra Kardiale, qendra medicinale “Intermed”).
Sabotimin e seancave penale kundër grupeve të akuzuara për mashtrim, fajde dhe detyrim, ku seancat anulohen në momentet e fundit me manovra procedurale.
Ndikimin e mundshëm joetik nga drejtues të lartë të Odës së Avokatëve, të cilët mbrojnë të akuzuarit dhe dyshohet se diktojnë pasivitetin e gjyqtarëve.

“Nuk është më çështje e mbingarkesës së gjykatave, por një sabotim i hapur. Si është e mundur që një investitor të bllokohet për 15 vjet përballë falsifikimeve të dokumenteve dhe krimeve të organizuara, ndërsa sistemi ‘flem’ mbi lëndët”, deklaron z. Dalladaku.
“Drejtësia e vonuar për 15 vjet nuk është më dështim profesional, por dyshohet si bashkëpunim në mohimin e drejtësisë”, thuhet në përfundimin e ankesës së dorëzuar sot./Indeksonline/