10:03 / E Hënë, 17 Shtator 2018 / indeksADMonline

Biznesmeni Naser Ramaj blenë ish kombinatin e duhanit në Lubjanë

Biznesmeni nga Kosova, Naser Ramaj është duke zgjeruar biznesin e tij, përveç në Mal të Zi tani edhe në Slloveni.

Ai së fundi ka nënshkruar kontratën për blerjen e ish kombinatit të duhanit në Lubjanë të Sllovenisë.

Ramaj sipas kontratës së nënshkruar do të investoi 500 milionë euro në këtë kombinat.

Deri tani Ramaj ishte i përqendruar me investime të mëdha në bregdetin e Malit të Zi, përkatësisht në Budva kurse tani ka dal përtej kufijve.

Biznesmeni i njohur po ndërton edhe kompleksin e madh ekskluziv të banimit në Budva që kap vlerën e 80 milionë eurove. Vetëm leja e ndërtimit kosovarit i ka kushtuar hiq më pak se katër milionë euro.

Ramaj është taksapaguesi më i madh i vitit 2017 dhe për këtë ka marrë edhe mirënjohje nga Komuna e Budvës.

Ai shpesh herë ka qenë edhe në ballinat e gazetave malazeze si biznesmen serioz dhe i suksesshëm.

Kompleksi i Ramajt që po ndërtohet në Budva është planifikuar të përfundojë deri në fund të vitit të ardhshëm dhe çelësat e pasurive të paluajtshme duhet t’u jepen blerësve para sezonit turistik veror në 2020.

Ndryshe Naser Ramnaj është edhe kryetar i Klubit Futbollistik Feronikeli nga Drenasi i cili është pretendenti kryesor për ta ftuar titullin. Aktualisht Feronikeli ndodhet në vendin e dytë, vetëm dy pikë larg Flamurtarit që është i renditur në krye të tabelës.