14:51 / E Martë, 30 Mars 2021 / AR

Biznesmenia rrëfen historinë me Boris Johnson: Flija me të sa herë që gruaja e tij nuk ishte në shtëpi

Biznesmenja amerikane Jennifer Arcuri ka folur publikisht për lidhjen me Boris Johnsonin, duke thënë se flinte me të sa herë që ish-gruaja e tij Marina Wheeler nuk ishte në shtëpi.

Në një intervistë për “Mirror”, Arcuri zbuloi se lidhja e tyre zgjati katër vjet, nga 2012 – 2016 dhe gjithçka nisi kur Johnsoni ishte kryebashkiak i Londrës. Shpesh herë takoheshin në shtëpinë ku jetonte me ish-gruan e tij, Marina Wheeler, nënë e katër fëmijëve të tyre, e cila punonte në atë kohë.

Në një prej rasteve, thekson se nëse do të qëndronte 10 minuta më shumë, Marina do t’i kapte bashkë në shtëpi.

“Nëse do të kisha qëndruar 10 minuta më shumë do t’isha në shtëpi kur Marina të kthehej. Kjo nuk është një ndjenjë e shkëlqyer. Ne fjetëm së bashku në shtëpinë e tij dhe ishte kënaqësi, por nuk kishte kuptim që të zgjaste në këtë mënyrë”, rrëfeu Jenniferi.

Marrëdhënia e tyre mori fund kur Jenniferi nisi një lidhje më serioze me Matthew Hickeyn, të cilit i kishte treguar historinë me Boris Johnsonin.

 “Unë i thashë, “shiko, ka diçka për mua që duhet ta dish. Unë jam një libër i hapur”. Unë nuk jam duke u përpjekur të luaj me ju të dytë, por ky ka qenë njeriu më i qëndrueshëm në jetën time, duke pasur parasysh rrethanat. Çdo burrë tjetër që donte të afrohej me mua, mësonte për Johnsonin dhe largohej. Matthew ishte ndryshe.”

Më pas Arcuri tha se burri i saj ishte plotësisht i papërgatitur për zhurmën në media që shkaktohej nga historia e saj me Johnsonin. Ajo tha: “Ka qenë shumë e vështirë për të”.