14:02 / E Mërkurë, 01 Gusht 2018 / indeksADMonline

Biznismeni i njohur sulmon fizikisht gazetarin e RTK-së, Besart Galicën (Foto)

Gazetari i Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Besart Galica është sulmuar fizikisht nga dy persona.

Përmes një postimi në “Facebook” ai ka bërë të ditur emrat e të dyshuarve dhe qëllimin pse i njëjti është sulmuar.

“Sapo u sulmova fizikisht nga Nebih Zariqi dhe vëllai i tij Lutfi Zariqi! Imagjinojeni veç pse kam kërku publikisht në fb që ta rregulloj derën e garazhës! Ligësia e tyre a e dini deri ku shkon?! Të thërrasin në telefon me bisedu në zyrën e tij, dhe pas një debati, në shtëpinë e tyre qohen DY BURRA e sulmojnë të ftuarin! Natyrisht se e kam njoftu Policinë e Kosovës, dhe ata po merren me rastin”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Ndryshe, Galica (banor i kryeqytetit) para disa ditësh kishte postuar një fotografi në ndërtesën ku banon…

(Foto: Nebi Zariqi, pronar i “Standard”)