15:52 / E Shtunë, 24 Tetor 2020

Blake Lively zbulon ‘tortën’ e pazakontë që Ryan Reynolds i ka kërkuar për ditëlindjen!

Aktorja Blake Lively ka uruar për ditëlindjen e 44-të burrin e saj, Ryan Reynolds me të cilin ka festuar në shtëpi dhe ajo tregoj për zgjedhjen e tij të çuditshme të “tortës” së ditëlindjes.

Aktorja 33-vjeçare ndau fotot e Ryan dhe byrekut të tij të ditëlindjes, e cila ishte zbukuruar me qirinj që ai as nuk i fryu para se të merrte një pjesë nga byreku.

“1) Kush është shpirti i humbur që zgjedh byrekun e ditëlindjes. 2) Cila kafshë e ha tortën (byrekun) e tyre pa i fryrë më parë qirinjtë. Ky është Ryan. Gëzuar ditëlindjen. Sinqerisht nuk mund të besoj se jemi akoma të martuar ”, ka shkruar në urimin e saj, Blake.

Blake gjithashtu ndau një foto të Ryan duke ngrënë një byrek ku ajo shkroi, “Unë bëjë gjithçka për ta bërë të veçantë ditëlindjen për burrin tim.”

Kujtojmë që çifti kanë tre fëmijë./Indeksonline/