18:24 / E Martë, 04 Gusht 2020 / C E

Blend Baftiu te skuadra evropiane?

Blend Baftiu ka bërë një sezon fantastik nën urdhrat e Ismet Munishit te Ballkani.

Ai është shpallur edhe golashënuesi më i mirë i sezonit duke bërë 19 realizime, shkruan Indeksonline.

Për të kanë shfaqur interesim skuadrat evropiane, e në mesin e tyre edhe Rapidi i Vienës.

Mediat austriake kanë shkruar se skuadra nga kryeqyteti i tyre është në bisedime me talentin kosovar.

Skuadra nga Suhareka gjithashtu duket e hapur për ta lënë të lirë Baftiun. /IndeksOnline/