14:02 / E Martë, 18 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Bleona paralajmëron këngën e re, sjell imazhe nga xhirimet e videoklipit

Këngëtarja e njohur, Bleona Qereti është gati të rikthehet me një projekt të ri.

Artistja shqiptare, përmes llogarisë së saj të Instagramit ka paralajmëruar adhuruesit e saj se me datën 1 mars do të publikohet kënga e saj e re, shkruan Indeksonline.

Emri i këngës mban titullin “Haters” dhe do të jetë i bashkangjitur edhe me videoklip.

Bleona ka sjellur imazhe e para të shkëputura nga xhirimet e videoklipit, ku si çdo herë atraktive në dukje./Indeksonline/