10:55 / E Premte, 19 Tetor 2018 / indeksADMonline

Blerand Stavileci kaq krenar me të bijën pasi fiton dy medalje

Shefi i kabinetit të kryeparlamentarit Kadri Veseli, Blerand Stavileci duket se është babai më krenar në botë.

Të paktën, kështu është shprehur vet ai përmes një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”, ku ka uruar të bijën për fitim e dy garave sportive.

Stavileci është shprehur se e bija e tij, Mia e ka bërë shumë të kënaqur.

“E para përsëri, Mia.

Kampionja e re, më e njoma. Dy gara deri tash, dy fitore, dy vende të para, dy medalje. Sa mirë, sa kënaqësi. Edhe unë isha i pari në mësime, në sport e në gara. Nuk i dihet ende, por po duket ta ketë ADN-në e fituesit.

Pasi fitoi tash për herë të dytë më tha: “Babi, po du gjithë me kon e para.” Ia ktheva: “Po shpirti i babit, gjithmonë duhesh me punu e me u mundu me dalë e para, po nuk ia del secilën herë. Nganihere del edhe e dyta, e treta. Ama gjithmonë duhesh me luftu për vendin e parë.” M’tha: “Ani babi!”

Mia jeme” ka shkruar Stavileci në postimin e tij./Indeksonline/

Image may contain: 1 person, smiling, standing and outdoor