21:57 / E Mërkurë, 07 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Tifozi i vogël që bërtiti sonte me të madhe për Prishtinën shpërblehet nga Stavileci

Sonte Z Mobile Prishtina triumfoi kundrejt skuadrës ukrainase Cherkaski Mavpy me rezultat 73-92 në ndeshjen e fazës së grupeve të FIBA Europe Cup.

Në këtë ndeshje nuk munguan as shumë bashkatdhetar që jetojnë në Ukrainë. Por sonte Prishtina pati një tifoz të veçantë, është një vogëlush, i cili me brohorimat e tij i dha zemër kosovarëve, shkruan Indeksonline.

E për këtë tifozëri, vogëlushi mori një dhuratë nga kryetari i Z Mobile Prishtinë, Blerand Stavileci.

“Ni duks i Prishtinës për loçkomanin tonë që ka bërtit gjatë gjithë ndeshjes për Prishtinën”, ka shkruar Stavileci në llogarinë e tij Facebook, ku shihet bashkë me tifozin e vogël./Indeksonline/