21:51 / E Enjte, 18 Prill 2019 / indeksADMonline

Blerim Reka merr përkrahje nga këngëtarja e njohur kosovare

Kandidati për president të Maqedonisë Veriore, Blerim Reka ka marrë përkrahje nga këngëtarja kosovare, Shkurte Fejza.

Ndonëse shumica e partive politike shqiptare në Shkup nuk po e përkrahin Rekën, ndryshe po vepron Shkurtja.

Ajo ka shkruar një tekst në profilin e saj në “Facebook”.

“Në Tetovë në mbështetje të kandidatit shqiptarë z.Blerim Reka të iu tregojmë të gjithëve se ka edhe Shqiptarë në këtë vend.

Porosia ime eshte kjo:

Voto drejtë

Voto shqip

Voto për shqiptarin

Të jemi besnik deri në vdekje, por për Shqiptarinë

Zoti i bekofte Shqiptarët.