19:55 / E Premte, 18 Dhjetor 2020 / Blerim

Blerim Xhemajli prezantohet te klubi i njohur zviceran

Futbollisti shqiptar, Blerim Xhemalji ka arritur marrëveshje me klubin e FC Zurich.

Futbollisti i Kombëtares zvicerane, pjesëmarrës i Kupës së Botës dhe Kampionatit Evropian, ka firmosur me klubin zviceran deri në vitin 2022, shkruan IndeksOnline

Kështu, Xhemajli e priti këtë rikthimin në klubin e tij të dikurshëm:”Pas shumë vitesh jashtë, me të vërtetë po pres me padurim të kthehem në klubin tim të origjinës. Unë jam shumë i motivuar dhe do të doja të ndihmoja klubin e qytetit me përvojën time”, tha ai.