19:21 / E Mërkurë, 14 Prill 2021 / AR

Blerimi “shpërthen” ndaj Atdheut dhe Antonelës: Nëse më nënçmon mbiemrin, më ka sharë familjen

Në puntatën e sotme nuk kishte sit ë mos kishte debate mes konkurrentëve pasi ndodhi takimi i shumëpritur mes Antonelës dhe Atdheut.

Këta protagonistë javë më parë patën një konflikt, ku Antonela e kishte quajtur atë “zhgarravina”, shkruan Indeksonline.

Blerimi ishte ai i cili shpërtheu në këtë takim duke i bërë një pyetje Atdheut pas ofendimit që e kishte marrë nga Antonela.

Blerim: Ndërgjegjja të ka marrë kallo. Doja të pyes Atdheun? Ç’mendim kanë familjarët për nënçmimin, shtrembërimin e mbiemrit? Mua nëse më nënçmon mbiemrin, ma ka sharë të gjithë familjen.

Antonela: Në një takim kaq të bukur, nxjerr komente kaq negative.

Blerim: Nuk i pranon kritikat. Nuk është revoltim, por diskutim. Duroji bisedat. Nuk kam njohur njeri në jetën time që ka bërë kështu ndryshime drastike në personalitet. Unë uroj që të duhen.

Rinian: Sa i përket luftës Atdhe-Antonela, i kemi parë të gjitha. Nuk e kuptoj pse e thekson që Riniani ka hequr dorë. Nuk është hyrja e Atdheut, por veprimi jot kur ka hyrë Atdheu. Mua më bën diferencë reagimi jot./Indeksonline/