20:52 / E Shtunë, 19 Tetor 2019 / indeksADMonline

Blerina Kllokoqi- Rugova në përkrahje të Vasfije Krasniqi- Goodman

Dizejnatorja e njohur Blerina Kllokoqi- Rugova përmes një postimi në Instagram tha për Vasfije Krasniqi-Goodman se ajo i inkurajoj të gjitha gratë që të flasin kundër abuzuesve të tyre, shkruan Indeksonline.

Blerina tha se ajo tani i mbron të gjithë të mbijetuarit në mbarë botën.

“Vasfije Krasniqi- Goodman ka lindur dhe është rritur në Kosovë. Në moshën 16 vjeçare, Vasfije ishte rrëmbyer nga oficerët e Policisë së Serbisë dhe ishte dërguar në një fshat serb ku aty u dhunua nga oficerë dhe civilë.

Përkundër mungesës së drejtësisë dhe mbylljes së çështjes së saj, Vasfije është inspiruar që t’i inkurajojë gratë që të flasin kundër abuzuesve së tyre.

Ajo u bë e mbijetuara e parë në Kosovë që e bëri publike historinë e saj. Tani ajo mbron të mbijetuarit në mbarë botën.”/Indeksonline/