11:06 / E Mërkurë, 06 Korrik 2022 / B O

Blerja e pestë për Tottenhamin, mungon vetëm zyrtarizimi

Tottenhami e ka siguruar edhe blerjen e pestë në afatin kalimtar veror. Skuadra londineze ka arritur marrëveshje me mbrojtësin anglez, Djed Spence.

Plot 20 milionë euro do t’i kushtojë Spurs blerja e mbrojtësit të krahut të djathtë.

Spence do të konfirmohet si një nënshkrim i Spurs përpara se skuadra të fluturojë në Korenë e Jugut të shtunën.

Mbrojtësi i Middlesbrough ishte i kërkuar nga disa skuadra të mëdha angleze, por që oferta e Tottenham ishte më e lartë./Indeksonline/