18:02 / E Premte, 05 Korrik 2019 / indeksADMonline

Blero paralajmëron projektin e ri, nis xhirimet e klipit

Këngëtari i njohur, Blero ka nisur punën për projektin e ri.

Përmes një imazhi të hedhur në ‘InstaStory’ këngëtari i njohur ka treguar se tashmë ka filluar xhirimet e klipit të ri, shkruan Indeksonline.

Kujtojmë që projekti i fundit i Bleros erdhi në bashkëpunim me Teuta Selimin ‘Ske’.

Ndryshe, Blero këtë vit pritet të kurorëzoj dashurin me martesë me të fejuarën e tij, Afrona Dika./Indeksonline/