75 Mall Live Search
22:50 / E Premte, 10 Korrik 2026 / MSH1

Bleros i ‘lajmërohet ex-i’, reagon Eronita

Blero po bëhet gati të lansojë një projekt të ri muzikor që qysh në dëgjimin e parë premton të jetë një hit i vërtetë.

Këngëtari ka ndarë së fundmi një fragment nga studioja e incizimit, ku zbulon pak nga ritmi dhe teksti i këngës së re, një video që menjëherë ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjete sociale.

Tematika e projektit sillet rreth një situate mjaft të njohur e shpesh të përfolur: një kontakt nga e kaluara. Përmes vargjeve ku shprehet “Zemër a nive, mu lajmëru ex-i”, dhe përgjigjes së prerë që pason në fund të videos, ai lë të kuptohet se kapitujt e vjetër janë mbyllur përfundimisht dhe pa vend për rikthime.

Nuk dihet ende nëse, ashtu si në shumë prej projekteve të tij muzikore, ky tekst fsheh ndonjë detaj personal nga jeta e këngëtarit apo është thjesht një temë e gjetur për të kapur veshin e publikut.

Pavarësisht fjalëve të këngës, duket se gjithçka është pritur mjaft mirë aty ku ka më shumë rëndësi.

Gruaja e tij, Eronita, ka reaguar menjëherë duke e rishpërndarë videon në llogaritë e saj. Ky veprim dëshmon qartë se ajo është krejtësisht në rregull me tematikën e zgjedhur dhe po e mbështet maksimalisht këtë lansim të ri. Me një dyshe kaq të harmonizuar dhe një tekst intrigues, fansat tani po presin me padurim publikimin e plotë të këngës.