23:40 / E Premte, 15 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Blerta Deliu përmend progresin për liberalizimin e vizave në Strasburg

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka marrë pjesë në takimin e gjashtë të Komisionit të përbashkët BE-Kosovë në Strasburg. Deliu ka theksuar në këtë takim progresin e institucioneve në liberalizimin e vizave.

Deputetja konfirmon se qëndrim të njejtë kishin edhe deputetë të Parlamentit Evropian të cilët mbështetën perspektivën evropiane të Kosovës.

“Në takimin e gjashtë të Komisionit të përbashkët BE-Kosovë në Strasburg, theksova edhe njëherë progresin e institucioneve në liberalizimin e vizave me kërkesë që kjo çështje të marrë epilogun e duhur brenda këtij mandati të Parlamentit evropian.

Qëndrim të njejtë kishin edhe deputetë të Parlamentit Evropian të cilët mbështetën perspektivën evropiane të Kosovës dhe kërkuan më shumë përkushtim për implementim të PKZMSA-së” shkruan Deliu në Facebook./Indeksonline/