13:53 / E Premte, 26 Shkurt 2021 / A. M.

“Blindohet” Shkupi- pas rastit Monstra, Njësia Speciale në pritje të protestuesve shqiptarë!

Njësia Speciale e Policisë së Maqedonisë Veriore tashmë ka bllokuar rrugët kryesore të Shkupit, pas paralajmërimeve për protesta nga shqiptarët.

Qindra persona janë duke protestuar me moton: “Drejtësi dhe liri” kundër vendimit të Gjykatës Penale për rastin “Monstra”.

Kështu, këto protestat janë organizuar nga familjarët e të dënuarve në këtë rast.

Ndryshe, para disa ditësh, autoritetet e drejtësisë në Maq. eV eriut kanë marrë vendimin për dënime ndaj Alil Demirit, Afrim Ismailoviqit dhe Agim Ismailoviqit me burgim të përjetshëm.

Fejzi Aziri me 15 vjet burgim, Haki Aziri me 9 vjet burgim, ndërkaq Sami Luta u lirua nga të gjitha akuzat për këtë rast.

Indeksonline ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes: