12:00 / E Enjte, 12 Korrik 2018 / indeksADMonline

Blinte lopë të vjedhura, mishin e tyre e shiste në tregun e Pejës

Gjatë ditës së djeshme, njësiti i hetuesisë ka identifikuar dhe ka arrestuar të dyshuarin mashkull K/Shqiptar, ku i njëjti dyshohet se në vazhdimësi ka blerë bagëti (lopë dhe viça) të vjedhura.

Sipas policisë, të njëjtat i ka prerë, ku mishin e ka shitur në tregun e Pejës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet për 48 orë në qendrën e mbajtjes./Indeksonline/