11:12 / E Premte, 18 Shtator 2020 / indeksADMonline

Bllokadë totale në kufirin Serbi-Mal i Zi, situata pritet të rëndohet gjatë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit, mijëra serbë që ishin në pushime në Mal të Zi janë nisur për në Serbi. Kjo pas urdhërit të dhënë nga shtabi i krizave që të lëshojnë Malin e Zi, ose do të futen në karantinë për 2 javë.

Rreth 70 mijë pushues serbë llogariten se ndodhen në pushime në Mal të Zi. Pikat kufitare janë bllokuar tërësisht nga numri i madh i qytetarëve që kanë marrë rrugën e e kthimit në Serbi.

Situata e bllokadës kufitare pritet të rëndohet edhe më shumë gjatë ditës. Raportohet se kolonat janë të gjatë shumë kilometra.

Sot në orën 18:00 hyn në fuqi vendimi që qytetarët serbë që kanë ethe, humbje të shijes, probleme me frymëmarrje apo ndonjë infeksion, të futen në karantinë në klinikat e Covidit të ndërtuara nga shteti malazias./Indeksonline/