Bllokohet elefanti në rezervar të ujit, shikoni si nxjerret (Video/Foto)
Ky është momenti kur një elefant i vogël u kap në kamera duke u munduar të tërhiqet nga një rezervuar i ujit ku ishte bllokuar.
Elefanti u bllokua në rezervuarin e çimentuar në Alipurduar në Bengal të Indisë.
Atë e zbuluan vendasit të cilët dëgjuan klithmat e saj të tmerrshme, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.
Ata thanë se elefanti mund të kishte rënë duke u përpjekur të pinte ujë nga rezervuari.
Një ekip shpëtimi u thirrën në vendin e ngjarjes, pasi banorët e vendit ngritën një alarm.
Elefanti u lirua me ndihmën e një vinçi.
Shikoni pamje nga ky moment./Indeksonline/