10:42 / E Enjte, 11 Korrik 2019 / indeksADMonline

‘Bllokohet’ Lamborghini në Tiranë, Veliaj e porosit vozitësin të mësohet të parkojë si në Gjermani

Një makinë luksoze e tipit ‘Lamborghini’ është bllokuar pasi që drejtuesi i saj kishte parkuar disa herë gabim në Tiranë.

I pari i kryeqytetit të Shqipërisë ka publikuar disa fotografi, teksa kishte edhe një koment lidhur me këtë.

“Lamborghinin ta kesh me jetë lali, por mëso të parkosh, siç parkon dhe në Gjermani”, shkroi Veliaj, transmeton Indeksonline.

Kryebashkiaku i Tiranë falënderoi qytetarët që raportojnë çdo ditë problematikat tek aplikacioni ‘Tirana Ime’, një mundësi që secili të sillet si kryetar bashkie për mëhallën e vet./Indeksonline/