13:15 / E Hënë, 04 Janar 2021 / OSH

Bllokohet rruga Klinë- Pejë, pas aksidentit në Dollc

Aksidenti i ndodhur para afër një ore në fshatin Dollc të Klinës, në mes të një veture dhe kamioni, ka shkaktuar radhë të gjata në këtë rrugë, e cila është vazhdimisht e ngarkuar.

IndeksOnline ka raportuar pak më parë për aksidenti nga i cili disa persona kanë përfunduar të lënduar, pas djegies së veturës tërësisht dhe të gjysmës së kamionit.

Tashmë shuarja e zjarrit është bërë nga njësiti i zjarrfikësve dhe të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

IndeksOnline ju sjell pamje: