09:43 / E Martë, 26 Korrik 2022 / A. M.

Bllokohet rruga “Luan Haradinaj”, pritet të mbahet ceremonia memoriale për policët e vrarë!

Me rastin e shënimit të ditës memoriale për zyrtarët policorë të rënë në kryerje të detyrës, sot pritet të organizohet ceremoni memoriale në të cilën do të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore, korri diplomatik, përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, familjarë të policëve/heronjve të rënë në kryerje të detyrës, andaj ftojmë qytetarët dhe mediat të përcjellin këtë ceremoni përkujtimore.

Në vijim keni informacionet shtesë dhe agjendën për këtë ceremoni përkujtimore.

AGJENDA – 26.07.2022

11:00  – VENDOSJA E KURORAVE

             Lapidarët e heronjve-Drejtoria e Përgjithshme e PK-së.

              Marrin pjesë personalitetet dhe gazetarët.

11:10 –  HAPJA E CEREMONISË MEMORIALE

             Rr. “Luan Haradinaj – Stacioni policor “Qendra”– Prishtinë.

             Marrin pjesë të gjithë të ftuarit dhe qytetarët.

11:15 – FJALIMET

11:30 – PARAKALIMI I GARDËS DHE NJËSITEVE POLICORE

12:00  – PËRFUNDIMI