13:52 / E Hënë, 09 Maj 2022 / LB

Bllokohet rruga në Lupq, shfrytëzohen rrugë alternative

Një aksident i rëndë, i cili ka ndodhur pak minuta më parë në Lupq të Podujevës ka bërë që rruga të bllokohet. Drejtuesit e makinave janë detyruar të përdorin rrugë alternative për të shkuar në destinacionet e tyre.

Kujtojmë se në këtë aksident janë lenduar disa persona. Policia në anën tjetër, ende nuk ka dhënë detaje për këtë rast.