13:54 / E Enjte, 01 Tetor 2020 / indeksADMonline

Blogerja më e famshme në botë, bëhet përsëri nënë

Blogerja më e famshme në botë dhe reperi Fedez do të bëhen prindër për herë të dytë. Përmes një fotoje të postuar në Instagram, ku duket vogëlushi Leo – Chiara njoftoi shtatzënësinë e dytë.

“Familja jonë po zmadhohet” shkroi Chiara. Një foto të ngjashme me po të njëjtin mbishkrim publikoi edhe Fedezi.

Chiara dhe Fedezi u bënë prindër për herë të parë në mars të vitit 2018.

Ata u lidhën rreth shtatorit të 2016-s, ndërsa në maj të vitit 2017 erdhi propozimi superromantik. Teksa këndonte “S’na duhen unazat për të qenë bashkë”, Fedezi ndërpreu këngën në koncert për t’i thënë Chiaras në mes të skenës: “S’na duhen unazat për të qenë bashkë, por na duhen për të bërë këtë që do ta bëj unë tani”.