20:29 / E Mërkurë, 02 Tetor 2019 / indeksADMonline

Blogerja që tregon se ajo që shihni në mediat sociale nuk është e vërtetë

Një blogere e fitnesit ka ndarë shumë fotografi të realizuar me Photoshopp për të pasqyruar ‘Standardet e bukurisë në Instagram’ – dhe të dëshmojë se ajo që shihni në mediat sociale nuk është gjithmonë e vërtetë.

Themeluesi i Blogilates Cassey Ho, 32 vjeç, nga Kalifornia, studioi imazhet e 100 grave më të ndjekura në platformë për të parë çdo prirje dhe modele në pamjen e tyre, përcjellë Indeksonline.

Ajo përcaktoi 24 atribute fizike të ndara, të cilat përfshinin buzë të shëndosha, sy të mëdhenj të errët, dhe një seri pa make-up.

Instruktorja e certifikuar e Pilates më pas ndau fotografitë e shkrepura para dhe pas në faqen e saj në Instagram dhe kanalin YouTube, me qëllim të ngritjes së vetëdijes për idealet e bukurisë në mediat sociale./Indeksonline/