11:11 / E Enjte, 10 Shtator 2020 / indeksADMonline

“Blue Travel Kosova” – lidhja më e mirë dhe më e sigurt për pushime

Të ri në treg, por me një staf profesionistësh, të cilët treguan suksese në botën e turizmit, e të njëjtën gjë po e bëjnë me “Blue Travel”-in, agjencinë turistike, që fitoi brenda një kohe rekorde besimin e klientit.

Një emër që ka një kuptim të madh, që lidhet pikërisht me ngjyrat që bart flamuri i Republikës së Kosovës.

Ky është edhe qëllimi kryesor i kësaj kompanie, të jetë në shërbim të qytetarit.

Kështu thotë, Elmas Safçi, menaxhere e shitjes në “Blue Travel”, e cila tregon më shumë rreth kësaj agjencie.

Marrë parasysh pandeminë e cila preku jashtëzakonisht shumë bizneset, ajo thotë se kanë arritur t’ia dalin, madje me shifra të suksesshme.

E pikërisht në këtë kohë të vështirë, kjo agjenci u ka dalë në ndihmë të gjithë atyre që duan të pushojnë e të marrin rreze dielli. Nga një shtatori, ata kanë nisur përveç zbritjeve edhe një ofertë tjetër, atë të kreditimit me 0 interes.

E të gjithë ata që duan të bëjnë një udhëtim, një pushim apo edhe të njihen me ofertat e pakot më të lira si në Shqipëri ashtu dhe Turqi, agjencinë “Blue Travel” mund ta gjeni fare lehtë.

Pika në kryeqytet ndodhet përballë “Royall Mall”-it në rrugën “B”.

Ndërsa zgjedhje të shumta e çmimet, mund t’i shikoni edhe në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram.

“Blue Travel Kosova”, lidhja më e mirë dhe më e sigurt për pushime.