10:43 / E Enjte, 09 Qershor 2022 / AR

Bluza e bardhë, trendi i verës

Tendencat e fundit të modës për verën e vitit 2022 ka në fokus thjeshtësia. Bluza e bardhë, bazike që ne të gjithë kemi në gardërobë, është veshja e duhur për ta mbajtur gjatë ditës dhe në mbrëmje, duke ndjekur shembullin e Chiara Ferragni dhe Emma Marrone.

Për një kohë të gjatë, bluza e bardhë ishte e “fshehur” nën rroba. Minimalizmi i viteve nëntëdhjetë e ka bërë atë një pikë referimi.

Të gjithë mbanin një të tillë: burra dhe gra, të rritur dhe fëmijë, sportistë dhe llogaritarë. Në thjeshtësinë e saj është universale: pa gjini, sot rikthehet si protagoniste në pasarelë. Prada dhe Bottega Veneta e bëjnë atë shtyllën e tendencave edhe për vjeshtën/dimrin e ardhshëm.