Bluza e çuditshme e Fisnik Ismailit në Kuvend (Foto)
Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje Fisnik Ismaili u ka dalë në mbrojtje aktivistëve të Vetëvendosje të cilët ditë më parë u shpallën fajtorë nga Gjykata Themelore në Prishtinë për sulmin terroristë në drejtim të objektit të Kuvendit të Kosovës.
Sot kur edhe filloi seanca e Parlamentit të Kosovës, deputeti Ismaili është veshur në mënyrë të çuditshme, me një bluzë ku mbishkrimi i saj është “Edhe unë jam terrorist”, raporton Indeksonline.
Ismaili si duket është munduar që përmes kësaj bluze të tregojë se janë në përkrahje e sipër të aktivistëve të dënuar, njëri prej të cilëve edhe është deputet i Kuvendit të Kosovës, pra Frashër Krasniqi./Indeksonline/