19:44 / E Martë, 22 Janar 2019 / indeksADMonline

BMW dhe Mercedes-Benz bëhen bashkë për të prodhuar modele të vogla

Rivalët e vjetër BMW dhe Daimler, pronar të markave Mercedes-Benz dhe Smart, po konsiderojnë ndërtimin e disa makinave së bashku.

Një raport në gazetën gjermane Handelsblatt thotë se masa e kursimit të shpenzimeve do të përfshij prodhimin e makinave kompakte sic janë BMW Serie 1 dhe Mercedes A-Class, të gjitha të ndërtuara në të njëjtën platformë. Mund të përfshijë edhe modelet më të mëdha të Mini, pasi ato së shpejti do të ndajnë një shasi me Serinë 1.

Një veprim i tillë do të lirojë miliarda para në kapital investues për të derdhur në makinat vetëlëvizëse dhe konceptet e lëvizshmërisë në të ardhmen, duke mbuluar sa më shumë rezultate potenciale të mundshme, ndërkohë që industria mbetet në një gjendje fluksi masiv.

Ky zhvillim i ri vjen vetëm një muaj pasi dy markat njoftuan një ndërmarrje të përbashkët për të përshpejtuar rritjen e shërbimeve të lëvizjes digjitale. /IndeksOnline/