22:31 / E Diele, 19 Maj 2019 / indeksADMonline

BMW fuqizon edhe më shumë M550i, nga 462 në 530 kuajfuqi

Bavarezët kanë përmirësuar versionin e dytë më të fuqishëm të ‘pesëshes’.

BMW M550i xDrive mori një V8 me binjak turbo 4.4 litra që tani prodhon 530 kuaj fuqi.

Fuqia bartet në të gjitha boshtet përmes transmetimit automatik me 8 shpejtësi. Në këtë mënyrë, BMë 5 Seria e dytë më e fuqishme, pas M5, është fuqizuar për 68 kuaj fuqi.

M550i xDrive i përmirësuar nga 0-100 km/h arrin për më pak se 4 sekonda. /IndeksOnline/