14:23 / E Mërkurë, 16 Tetor 2019 / indeksADMonline

“BMW-ja” i kundërpërgjigjet “Mercedesit CLA 35” dhe “Audisë S3 Sedan”

Gjigandi premium bavarez “BMW” ka njoftuar një Gran Coupe të ri të Serisë 2 me foto tërheqëse.

Duke gjykuar nga këto fotografi, coupe-ja e re me katër dyer, ka adoptuar modelimin e Serisë së re 1, e cila bazohet në të. Kjo do të thotë që edhe kjo “BMW| do të ketë motor të përparmë.

Mbizotërohet nga një parakolp agresiv me një marrje masive ajri përpara, ndërsa pjesa e pasme ka një vijë të çatisë në rënie që i jep një profil të hijshëm.

-ja

BMW-ja ende nuk ka zbuluar specifikimet teknike të serisë 2 Gran Coupe, por dihet vetëm se në krye të diapazonit do të jetë M235i xDrive me 306 kuaj fuqi me motor 2.0-litra, transmeton KosovaPress.

Vetura përshpejton nga 0 deri 100 km/h për 4.8 sekonda dhe ajo do të jetë përgjigja e BMW ndaj Mercedes CLA 35 dhe Audi S3 Sedan.

Spekulohet se varianti më i dobët do të jetë 228i me 231 kuaj fuqi, gjithashtu me njësinë e huazuar nga Seria 1.

Modeli i ri nga Bavaria do të prezantohet në Panairin e veturave në Los Anxhelos, në muajin nëntor.