16:19 / E Martë, 05 Janar 2021 / Blerim

BMW-ja e policisë greke kap 100 km/orë në 6.5 sekonda!, kush do të guxojë të shkelë ligjin

Policia greke ka prezantuar arsenalin e saj duke iu ‘kallur datën’ çdo krimineli në vend. Në fotot e mëposhtme po shihni një mjet tip “BMË 535” me 268 kuaj fuqi ishte vënë në dispozicion të Policisë Rrugore.

“Arma” e re e Policisë Rrugore është një model i prodhuar midis 2004-2007 dhe lejon performancën prej 0-100 km/orë në 6.5 sekonda. Pra çdokush që mendon se mund t’i japë makinës më shpejt se ato të Policisë, ta mendojë dy herë?