19:37 / E Diele, 20 Janar 2019 / indeksADMonline

BMW ka gati modelin e ri M3, një manual me 6 shpejtësi

Ndërkohë që BMW po prezanton M340i të 2020-ës , tani do të drejtojmë vëmendjen ndaj makinës M3 ‘Pure’.

BMW do të ofrojë modelin M3 në versionet RWD dhe xDrive, të cilin marka e quan ‘Pure’. Makina do të ketë transmetimin manual me gjashtë nivele shpejtësie, si dhe bllokim diferenciali të kontrolluar elektrikisht.

Nuk keni pse shqetësoheni për fuqinë e motorit. Një twin-turbo 3.0 litërsh me gjashtë cilindra në një vijë pritet që të ketë sistemin e injektimit me ujë M4 GTS, që do të prodhojë 454 kuaj fuqi.

Për ata që kanë më shumë para për të shpenzuar, një version i M3 do të vijë. Ky version do të ketë transmetim automatik me tetë nivele shpejtësie, i aftë të prodhojë 474 kuaj fuqi.

M3 ‘Pure’, do të ketë stil të veçantë në pamje, ngjyra të tjera nga modelet e tjerë, dhe dizajn të ri të gomave.

Lajmi i keq është që nuk do të ketë version M3 Touring, por mos u shqetësoni. Disa versione të reja me më tepër fuqi do të ketë edhe për modelin M4 të 2020-ës.

Generated by pixel @ 2019-01-20T13:23:33.153614