16:05 / E Mërkurë, 20 Mars 2019 / indeksADMonline

BMW konfirmon – Seria e re 1 arrin në vjeshtë

Pas disa muaj spekulimesh, BMW më në fund ka konfirmuar se brezi i ri i Serisë 1 vjen në fund të këtij viti.

Pas tetë vjetësh, BMW ka përgatitur një brez të ri që do të zbulohet në panairin e veturave në Frankfurt, kah mesi i shtatorit, transmeton KosovaPress.

Seria e re 1 ka një ndryshim të plotë jo vetëm nga bazat, pasi ajo vjen në platformën FAAR, por edhe në kuptimin e dizajnit.

Megjithatë, ndryshimi më i madh që nuk do t’iu pëlqejë fansave të BMW është kalimi nga pjesa e prapme në pjesën e përparme të motorit. Megjithatë, kjo lejoi BMW të zgjerojë kabinën e pasagjerëve, e cila ishte pengesa më e madhe e kësaj makine.

Përveç kësaj, prodhuesi bavarez do të kursejë më shumë se 700 euro në secilën kopje të bërë me një makinë FWD krahasuar me RWD identike.