14:19 / E Hënë, 15 Korrik 2019 / indeksADMonline

BMW M1 nuk merr dritë jeshile, por për ngushëllim arrin M2 i ri

BMW M135i do të mbetet versioni më i fortë i Serisë 1.

Edhe pse BMW Seria 1 e re ka potencial për versionin e fuqishëm “Hot hatch” M, prodhuesi bavarez nuk është duke planifikuar një makinë që do të konkurrojë  drejtpërdrejt me modelet e tregut të tilla si Audi RS3 dhe Mercedes-AMG A45.

Edhe pse spekulimet më parë që BMW është duke u përgatitur versionin e rregullt M me 400 kuaj fuqi, kreu i departamentit BMW M, Marcus Fläsch, hodhi poshtë mundësinë se do të vijë deri te realizimi i një makine të tillë.

Në krye të ofertës Seria 1 do të vazhdojë të jetë BMW M135i, e cila me 306 kuaj fuqi mund të konkurrojnë vetëm modelin Mercedes-AMG A35.

Përveç versionit standard të BMW M2, është planifikuar dhe varianti CS që është i përshtatur për ngasje në shtegun garues.