18:49 / E Enjte, 05 Nëntor 2020 / B O

BMW M3 dhe M4 super sportive hyjnë në linjat e prodhimit

Më 22 shtator BMW ka zbuluar modelet më të reja super sportive M3 dhe M4 ndërsa tani ato kanë hyrë në linjat e prodhimit.

Edhe pse mekanikisht janë të ngjashme, këto dy vetura sportive prodhohen në fabrika të ndryshme, transmeton KOHA.

Modeli më praktik M3 prodhohet në Munich, aty ku prodhohet edhe modeli standard i serive 3, ndërsa M4 do të prodhohet aty ku prodhohet edhe Serie 4 pa tavan si dhe 530e Touring, versioni hibrid e plug-in.

Këto dy modele M të reja do të dalin në treg në mars të 2021-ës.