13:25 / E Shtunë, 04 Maj 2019 / indeksADMonline

BMW M3 e re do të ketë 510 kuaj fuqi dhe katër rrotat aktive

BMW ka konfirmuar se do të bëjë debutimin e modelit BMW M3 në Shtator në Shfaqjen e Makinave në Frankfurt.

Makina e performancës vjen me disa ndryshime mekanike për gjeneratën e gjashtë. Për herë të parë makina nuk do të ketë sistem drejtimi me gomat e pasme aktive, por do të ketë të gjitha gomat aktive.

Më në fund mund të shohim me anë të fotove se si do të duket ky saloon i performancës së lartë.

BMW M3 fuqizohet nga motori i fundit divizionit-M 3.0-litër twin-turbo me gjashtë cilindra në një vijë.

Motori është benzine dhe vjen me dy versione modifikimi. Niveli fillestar ka 480 kuaj fuqi, ndërsa flagshipi më i fuqishëm “Competition” ka 510 kuaj fuqi.8

Njësoj si tek M5 e re, drejtuesi i mjetit mund të dërgojë të gjithë fuqinë e sistemit të drejtimit all-wheel-drive në gomat e pasme.

M3 do të rivalizojë Mercedes-AMG C63 dhe Alfa Romeo Giulia Quadrofoglio, ku të dyja kanë gomat e pasme aktive.

Ndryshime radikale do të bëhen në kabinën e mjetit. Paneli i instrumenteve së bashku me ekranet janë marrë nga BMW Serie 3.

Dizajni i interiorit përfshin shumë pak butona, shumica e funksioneve të makinës kontrollohen nga sistemi i informacionit iDrive 7.0.

Falë platformës CLAR mbi të cilën është ndërtuar BMW M3, ajo është më e lehtë se sa modeli i gjeneratës paraardhëse. 9

Shefi i divizionit-M shprehet se kjo makinë do ti entuziazmojë dhe kënaqë të pasionuarit e makinave me emërtimin M.