23:23 / E Martë, 20 Nëntor 2018 / indeksADMonline

BMW M3 e re vjen me rrotat e pasme aktive

BMW ka si qëllim të ofrojë gjeneratën e rradhës të versionit M3 me sistem drejtimi me gomat e pasme aktive.

Nëse jetoni në zona me klimë të vështirë, mos u shqetësoni pasi një version me të gjitha gomat aktive do të jetë i disponueshëm.

Burimet thonë gjithashtu se versioni M3 me gomat e pasme aktive, do të ketë transmetim automatik ose manual. Ndërsa M3 me të gjitha gomat aktive do të jetë vetëm në versionin me transmetim automatik.

Megjithatë versioni me gomat e pasme aktive ka një disavantazh, pasi do të jetë më pak i fuqishëm se varianti AWD. M3 do të vijë edhe në variantin Competition me fuqi ekstra.

Gjenerata e rradhës e M3 do të përdorë motorin e ri twin-turbocharged 3.0-litërsh inline-6 që prodhon 450 kuaj fuqi. Versioni Competition do të ketë 500 kuaj fuqi.

Edhe pse BMW synon të elektrifikojë makinat deri në 2020-ën, duket se versioni M3 nuk do të marrë këtë teknologji.

Temat: