23:42 / E Martë, 16 Korrik 2019 / indeksADMonline

BMW M5 Competition, e gatshme për të luftuar krimin

Mund të themi me plot bindje se Emiratet e Bashkuara Arabe kanë flotën policore më të shumëllojshme në botë, me makina që variojnë nga një Renault Twizy deri tek Porsche 918 Spyder.

Po ashtu një varietet ka edhe në Australi ku forcat policore kanë pasur modele nga më të ndryshme të makinave ndër vite.

Shembuj të tillë përfshijnë një FPV GT RSPEC, një Audi RS4 Avant, dhe një Mercedes-AMG GLE 63 S Coupe.

Tani në Korrik të 2019-ës, një makinë të cilën ju nuk do ta prisnit ta shihnit tek forcat policore normalisht, është BMW M5 Competition.

Duke ju bashkuar makinave ekzistuese patrulluese, super-sedani tani është pjesë e inventarit të Policisë Victoria si makina më e shpejtë e policisë në Australi falë një shpejtësie maksimale 305 km/h dhe përshpejtimit 0-100 km/h për më pak se 3.3 sekonda.

Një BMW M5 kushton 229,900 dollarë australian (rreth 144,000 euro), por barra e këtij çmimi nuk bie direkt mbi taksapaguesit, pasi BMW ka mbështetur divizionin me një kredi një-vjeçare.

Nuk na ndodh çdo ditë të shohim një sedan të madh luksoz me motor twin-turbo 4.4-litër V8 që prodhon 617 kuaj fuqi, duke shërbyer si makinë policie.

Grila e përparme, dritat tipike të policisë në çati, thithëset e ajrit dhe targat e liçensimit e bëjnë BMW M5 Competition akoma më intimiduese, e cila nga ana tjetër duhet t’i bëjë pjesëmarrësit e trafikut t’i binden ligjeve të shpejtësisë.