09:45 / E Premte, 12 Prill 2019 / indeksADMonline

BMW nuk heq dorë nga motori V12 edhe për katër vite

AMG ka shpallur se gjenerata e sotme e motorit V12 në makinat S-Class do të jetë e fundit. Nuk do të ketë as Audi A8 me motor V12. Jaguar XJ i fundit i mbetur në shitje është turbodiesel.

Këto ngjarje mund t’ju çojnë në përfundimin se edhe BMW mund të shfarosë motorin e vet më të madh.

Epo, sic duket nuk do të jetë ashtu. Serie 7 me motor V12 do ti rezistojë kësaj beteje. Të paktën edhe për katër vite.

Sipas shefit Michael Bayer, humbja e AMG mund të jetë një fitore për BMW.

“Ne do të mbajmë motorin V12 deri në vitin 2023,” – u shpreh Bayer.

Motori 6.0-litër do të ndërtohet në përputhje me rregullat e emetimit, edhe pse mund të jetë shumë e vështirë diçka e tillë.

Por bashkë me lajmin e mirë vjen edhe një lajm i keq. Falë këtyre filtrave të nevojshme për të kaluar testet e emetimit, M760L nuk është më modeli më i fuqishëm i BMW. Fuqia bie nga 602 në 577 kuaj fuqi.

Mos i humb