00:40 / E Enjte, 23 Maj 2019

BMW përforcon X5 dhe X7 me ‘M paketë’

Ne jemi me padurim në pritje të prezantimit të 2020 X5 M, por, ndërkohë, BMW po entuziasmon fansat me X5 M50i të ri.

I projektuar për të hyrë në prodhim këtë vjeshtë, modeli i performancës së lartë ka një motor 4.4 litërsh twin-turbo V8 që prodhon 523 kuajfuqi. Kjo do të thotë se X5 M50i ka 67 kuajfuqi më shumë se X5 xDrive50i, shkruan IndeksOnline.

Motori është i lidhur me një transmision automatik me tetë shpejtësi dhe me një sistem me të gjitha rrotat aktive, me një diferencial të pasmë M Sport. Kjo mundëson që modeli të përshpejtohet nga 0-100 km/orë në vetëm 4.1 sekonda.

BMW gjithashtu do të ofrojë një X7 M50i. Modeli përdor të njëjtin motor të fuqisë si X5 M50i, por është pak më i ngadalshëm pasi që përshpejtimin nga 0-100 km/orë arrin në 4.5 sekonda. Përkundër kësaj, shpejtësia maksimale mbeti e pandryshuar në 250 km/orë.

X5 M50i përmban një Adaptive M Suspension, ndërsa X7 M50i më i madh ka një pezullim të ajrit në dy boshte. Të dyja janë të mbështetura nga një sistem i frenimit M Sport me calipers blu dhe logot M.

Çmimi fillon në 82,150 dollarë për X5 M50i dhe 99,600 dollarë për X7 M50i. /IndeksOnline/