75 Mall Live Search
10:09 / E Mërkurë, 26 Shtator 2018 / indeksADMonline

BMW pritet t’i lë pa fjalë të gjithë javën e ardhshme!

Javën e ardhshme, me datë 2 tetor do të mbahet panairi i famshëm i makinave, “Paris Motor Show”. Shumë kompani të famshme kanë paralajmëruar modele të reja. Është BMW kompania që po pritet të jetë lidere e këtij panairi. Kjo kompani do të prezantojë disa modele të reja.

Modeli i parë dhe ndoshta më i pritur është Z4 i ri, i cili këtë herë merr një dizajn të ri. Modeli i ardhshëm që do të paraqitet i takon serisë së re 8, dhe është një model luksoz që do të jetë rivali i drejtpërdrejtë i Mercedes-Benz S, shkruan Indeksonline.

Përveç “tetë” -ve të reja, BMW po përgatitet për të shfaqur modelin e ri M5 që do të jetë një dizajn sportiv i cili është projektuar për drejtuesit e shpejtësisë.

Në fund, do të prezantohet SUV i ri, më saktësisht BMW X5 i ri që do të sjellë freski në modelin tashmë popullor dhe të famshëm./Indeksonline/

Temat: