11:49 / E Shtunë, 23 Mars 2019 / indeksADMonline

BMW shpërblen punëtorët me nga 9,000 euro

Gjiganti automobilistik BMW do t’i paguajë punonjësve të saj në Gjermani një bonus vjetor prej 9,175 euro, që është 280 euro më pak se vitin e kaluar.

Shuma është pak e habitshme, duke qenë se kompania vitin e kaluar ka bërë pothuajse një të pestën e fitimeve të saj, derisa është paralajmëruar një rënie e mëtejshme të fitimit në një program gjithëpërfshirës të reduktimit të kostos, shkruan Seebiz.

Edhe një prodhues i veturave në Gjermani, Porche ka shpërblyer punonjësit e saj me nga 9700 euro. /Indeksonline/