19:40 / E Diele, 23 Qershor 2019 / indeksADMonline

BMW X3 M pritet të marrë primatin në segmentin M

Ndonëse aktualisht modelet më të popullarizuara të BMW-së janë ato të njohura për performancë të lartë M2, M3 dhe M5, në Bavari pritet që X3 M t’i tejkalojë ato gjatë disa viteve të ardhshme.

Gjenerata e re X3 M është provuar të jetë shumë konkurrues me makina të tjera me shenjën M, dhe për shembull, ajo ka rritjen më të shpejtë të shitjeve nga të gjitha modelet M në Australi.

BMW pret që e njëjta gjë të ndodhë në tregjet e tjera, dhe shumë presin edhe nga shitja e SUV X4 M.

X3 M ka motor 3.0 litra që zhvillon 510 kuaj fuqi dhe nga 0 deri në 100 km/h arrin për rreth 4 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është e kufizuar në mënyrë elektronike në 250 km/h.