11:20 / E Martë, 21 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Boateng i prekur nga racizmi, kjo është historia e tij

Kevin Prince Boateng, futbollisti i njohur është tejet i nervozuar me praninë e racizmit në futboll dhe jashtë saj.

Boateng thotë se duhet të futen kamera speciale për përcjelljen e racistëve në stadiume, transmeton IndeksOnline.

Në një intervistë për mediat gjermane, ylli i Eintracht Frankfurtit, ka zbuluar një histori personale për racizmin.

“Isha dikur në një supermarket, dhe qëndrova afër një gruaje që erdhi për të marrë oriz në një raft. Ajo nuk arriti ta merrte dhe ia ofrova unë, por ajo çfarë bëri? Mori atë dhe ktheu sërish në raft dhe thirri një punëtor të supermarketit për t’ia dhënë”, ka thënë Boateng.

Racizmi është i pranishëm shumë në futboll, madje shumë futbollistë largohen nga klubet për shkak të kësaj./IndeksOnline/