23:18 / E Mërkurë, 08 Janar 2020 / indeksADMonline

Boiken Abazi: Albin Kurti është makineri e prodhimit të ideve, ai t’i jep 10 ide në ditë!

Boiken Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri, duke folur për procesin e formimit të qeverisë së Kosovës, ka thënë ndër të tjera se Albin Kurti, është makineri sa i përket prodhimit të ideve.

Sipas, Abazi, Albin Kurti, është në gjendje t’i japë 10 ide në ditë.

“Debatet më intensive i kam pasur brenda Lëvizjes Vetëvendosje, shpesh i kam humbur dhe shpesh i kam fituar. Në plotë raste e kam parë Albin Kurtin të tërhiqet, ai është makineri sa i përket prodhimit të ideve, ai t’i jep 10 ide në ditë, nuk pretendon  që organizata të bie dakord me idetë e tij, më shpesh e kam parë duke u tërhequr sesa duke u insistuar”, ka theksuar Abazi nw TopShow, i cili po ashtu ka thënë se është një përpjekje e vazhdueshme për denigrimin e figurës së Albin Kurtit.

Boiken Abazi, është shprehur se Lëvizja Vetëvendosje është e interesuar të formojmë qeverinë e re.

“Nuk ka rënë entuziast i qytetarëve në atë nivel që interpretohet nëpër studiot televizive”, është shprehur ai.