12:32 / E Martë, 28 Qershor 2022 / AR

Bojken Lako nuk e fsheh më partneren

Kantautori i njohur Bojken Lako duket se po shijon i lumtur lidhjen e tij të re. Pak kohë më parë ai postoi në Instagram vetëm dorën e partneres së tij ndërkohë që mbrëmë Kryefjala.com e ka fotografuar krah biondes simpatike.

Çifti ishte shumë i kujdesshëm për të mos e shfaqur dashurinë në publik, por herë pas here dukeshin edhe shumë të dashuruar. Bojken Lako ka qenë gjithnjë shumë i rezervuar sa i takon jetës private dhe s’ka qenë kurrë personazhi i lajmeve rozë.Edhe lidhjen mbi 10 vjeçare me ish partneren e tij, Semi Jaupaj e ka mbajtur gjithnje larg medias.

Por ne i urojmë jetë të lumtur me bionden simpatike që i ka rrëmbyer zemrën rrokerit më “cool” në kryeqytet.