75 Mall Live Search
08:15 / E Enjte, 02 Korrik 2026 / AR

Melinda bashkon forcat me Bardhin në duetin e ri “S’jena Mo”

Melinda dhe Bardhi kanë lansuar bashkëpunimin e tyre më të ri muzikor me titull “S’jena Mo”, një projekt që tashmë është publikuar në të gjitha platformat muzikore.

Kënga është shoqëruar edhe me një videoklip, duke sjellë një kombinim të stilit unik të dy artistëve, shkruan Indeksonline.

Tekstin e këngës e kanë shkruar vetë Melinda dhe Bardhi, ndërsa projekti pritet të tërheqë vëmendjen e publikut.

Videoklipi i “S’jena Mo” është tashmë i disponueshëm në YouTube dhe platformat e tjera muzikore, ku fansat mund ta shijojnë bashkëpunimin më të ri të dy artistëve./Indeksonline/